Kim Kardashian uron grimerin e saj Mario Dedivanovic për ditëlindje, ajo pothuajse nuk njihet nga foto e vitit 2008

by admin
Spread the love

Kim Kardashian ishte pothuajse e panjohshme në një fotografi të re që ndau në InstaStory, të premten.

Ylli i “The Keeping Up With The Kardashians”, 40 vjeç, shihet me shumë pak grim, në të njëzetat e saj, pikërisht në kohën kur po fillonte shfaqja e saj televizive, në vitin 2008.

Nëna e katër fëmijëve shpërndau imazhin për t’i uruar grimerit të saj Mario Dedivanovic ditëlindjen e 38-të.

Të dy kanë punuar së bashku që kur ata xhiruan për revistën “Social Life” në 2008.

“O Zot je i vjetër, si një verë e mirë … Të dua, gëzuar ditëlindjen”, shkroi Kim mbi imazhet.

Ajo shihet me nuanca të lehta të grimit dhe një bluzë ngjyrë rozë, ndërsa Mario dukej shumë i ri i veshur me një këmishë ngjyrë kafe.

Ndërkohë, gjithashtu të premten Kim ndau disa postim në stërvitjen e saj në një palestër duke treguar se mbetet e përkushtuar në mbajtjen e formave fizike, për të cilat edhe njihet më së miri.


You may also like