Kim Kardashian prezanton koleksionin e saj luksoz të veturave

by admin
Spread the love

Ajo ka një flotë makinash luksoze në emrin e saj.

Dhe rezulton se Kim Kardashian ishte e prirur ta bënte koleksionin e saj të supermakinave sa më unik që të ishte e mundur – duke i lyer ato me llak që të përputheshin me shtëpinë e saj, shkruan DailyMail.

Themeluesja e markës SKIMS, 41 vjeçe, shpenzoi më shumë se 100,000 dollarë (88 mijë euro) për personalizimin e një ‘Lamborghini’, ‘Rolls Royce’ dhe një ‘Maybach’ – të cilat ajo i kishte spërkatur me ngjyrën e hirtë.

Burimet e brendshme i thanë tabloidit TMZ se lyerja u krye nga Platinum Motorsports në Los Angeles, kompani e cila pretendoi se ngjyra është një “e hirtë shumë specifike Rolls-Royce”.

Burimet pohuan se çdo veturë ka marrë rreth një muaj kohë për t’u përfunduar, sepse çdo pjesë e makinës duhet të shkëputet për t’u spërkatur.

Të njëjtat burime gjithashtu shtuan se Kim ishte ‘shumë e përfshirë’ në proces dhe i tha ekipit saktësisht se çfarë donte përpara projektit.

Konsumatorët thuhet se kanë zënë derën e kompanisë Platinum dhe kanë kërkuar të kopjojnë stilin e saj.

Kim foli për veturat e saj të personalizuara në një video të re për “Vogue” ku ajo diskuton për gjërat luksoze në shtëpinë e saj në Hidden Hills.

Një nga veturat që Kim kishte spërkatur ishte një ‘Lamborghini Urus’, e cila ka një çmim fillestar prej 218,009 dollarësh (192 mijë euro), por nëna e dy fëmijëve zbuloi se kishte shtuar një ‘çantë speciale’ – që do të thotë se automjeti ishte pa dyshim shumë më i lartë në kosto.

Ajo i tha Revistës ‘Vogue’: “Unë kam qenë gjithmonë një vajzë veturash, më pëlqejnë makinat dhe doja shumë diçka ndryshe. Doja që makinat e mia të përziheshin me shtëpinë time që është e hirtë”.

“Kështu që unë i bëra të gjitha veturat të hirta, në vend të argjendit tim tipik mat, që bëja dikur”, tha ajo.

“Zgjodha ‘Lamborghini Urus’-in tim me një çantë në pjesën e përparme, ‘Rolls Royce Ghost’ dhe ‘Maybach Sedan’-in tim”.

‘Rolls Royce Ghosts’ shiten me pakicë nga 311,900 dollarë (274 mijë euro), ndërsa një ‘Sedan Mayback’ do kushton të paktën 185,950 dollarë (163 mijë euro).


You may also like