Kim Jong Un takim me Putin? Mediat koreane zbulojnë detajet: Po udhëton me tren për në Vladivostok

by admin
Spread the love

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është nisur drejt Rusisë me tren, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. 

Megjithëse ende zyrtarisht i pakonfirmuar nga Koreja e Veriut apo pala ruse, mediet koreano-jugore bazuar në informacionet e siguruara nga zyrtarë qeveritar vendorë raportojnë se Presidenti Putin ka të ngjarë të takohet me Kim Jong Un në dy ditët e ardhshme.

Po ku?

Putin do të flasë në një forum ekonomik në portin rus të Paqësorit të Vladivostok, 6,500 km në lindje të Moskës. Ditët e fundit në port është vënë re një prani më e madhe e policisë. Një takim i mundshëm i Kim dhe Putin është paralajmëruar më herët edhe nga zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se dy liderët do të takohen teksa negociatat për armë përparojnë midis dy vendeve.

Vladivostok është vetëm 130 km nga kufiri i Rusisë me Korenë e Veriut dhe ishte vendi i vizitës së vetme të mëparshme të njohur të Kim në vend në vitin 2019 – pas rënies së bisedimeve të Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamor me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Ky do të dukej një destinacion i mundshëm për një takim, duke pasur parasysh historinë dhe komoditetin e samitit që po mbahet atje.

Nëse vizita kryhet, kjo do të shënonte udhëtimin e parë jashtë vendit të Kim që nga pandemia COVID-19. Me kufijtë e saj të mbyllur për shkak të kësaj për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit, Koreja e Veriut vetëm kohët e fundit ka filluar të lehtësojë kufizimet e udhëtimit. Do të ishte gjithashtu udhëtimi i 10-të i Kim-it që nga marrja e pushtetit në 2011.


Top Channel

You may also like