KIEV – Zelensky rikonfirmon sovranitetin e Ukrainës mbi Gadishullin e Krimesë

by admin
Spread the love

KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rikonfirmuar ushtrimin e sovranitetit të vendit të tij mbi Krimenë gjatë një konference ndërkombëtare për statusin e gadishullit të Detit të Zi.

“Do të doja që të gjithë ta dini se ne do të kthehemi në çdo rast”, tha Zelensky. Ai akuzoi pjesëtarë të bashkësisë ndërkombëtare për fshirjen e aneksimit rus të vitit 2014.

“Një vend i parajsës u shndërrua në një rajon depresiv dhe të varur, në një rajon me gardhe të larta, tela me gjemba dhe paligjshmëri”, tha Zelensky.

“Për ukrainasit, Krimea nuk ishte vetëm një pjesë territori, por, Krimea është pjesë e popullit tonë, pjesë e shoqërisë sonë”, theksoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKANADA – Scholz siguron Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme

You may also like