KIEV – Zelensky: Qëllimi i Putinit është të aneksojë të gjithë Ukrainën

by admin
Spread the love



KIEV, 7 mars /ATSH-ANSA/- Unë nuk mendoj se qëllimi i Putinit është pushtimi i territoreve, ajo që ne po shohim janë sulme kundër civilëve dhe terror kundër popullsisë ukrainase, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Mesazhet e tyre na thonë se qëllimi i tyre nuk janë disa territore, por aneksimi i të gjithë Ukrainës”, tha Zelensky në një intervistë për ‘Cinque Minuti’ të Bruno Vespa.

“Putini po përpiqet të marrë furnizime në Iran dhe Korenë e Veriut, ai ka mungesë municionesh. Rusët kanë nevojë për një pushim, shumë nga ushtarët e tyre janë vrarë, ne e shohim nga të burgosurit që kontingjenti që na vjen për të luftuar nuk ka më shumë se një muaj përgatitje”, tha presidenti ukrainas.

“Tashmë në vitin 2014, konflikti i ngrirë e lejoi atë të forcohej dhe më pas të fillonte një luftë në shkallë të gjerë”, theksoi Zelensky. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakManastirliu: Synojmë pagë mesatare 950 euro për mësuesit


You may also like