KIEV – Zelensky: Një shpërthim në centralin bërthamor do të ishte fundi i Evropës

by admin
Spread the love

KIEV, 4 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi se sulmet e trupave ushtarake ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhias duhet të ndalohen dhe se në rast të një shpërthimi ky do të jetë fundi i Evropës.

Zelensky nëpërmjet një videoje nga llogaria e tij në median sociale bëri deklarata lidhur me konfliktet dhe zjarrin në centralin bërthamor.

Ai theksoi se centrali në fjalë është centrali më i madh bërthamor i Evropës.

“Tashmë Evropa duhet të zgjohet. Centrali më i madh bërthamor i Evropës po digjet. Aktualisht tanket ruse po godasin njësitë bërthamore. Këto tanke janë pajisur me mjete termike. Pra ato e dinë se ku po godasin. Ato janë përgatitur për këtë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas deklaroi se në centralin Zaporizhia ndodhen 6 njësi të energjisë dhe rikujtoi se në të kaluarën në centralin bërthamor të Çernobilit u shpërthye vetëm një njësi energjie.

Pasi vuri theksin se në centralet bërthamore në Ukrainë ndodhen gjithsej 15 njësi të energjisë, Zelensky tha se “duhet të ndalojmë menjëherë ushtrinë ruse. Nëse ndodh një shpërthim është fundi i çdo gjëje, do të jetë fundi i Evropës. Kjo do të thotë evakuim i Evropës. Vetëm ndërhyrja e Evropës mund të ndalë njësitë ushtarake ruse. Mos lejoni që Evropa të vdesë nga një katastrofë në një central bërthamor”./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like