KIEV – Zelensky: Luftimet më të ashpra të përqendruara në Donbas

by admin
Spread the love

KIEV, 5 nëntor /ATSH-DPA/-Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se luftimet më të ashpra në vend ishin aktualisht të përqendruara në Donbas, rreth qyteteve Bakhmut dhe Soledar, në rajonin e Donetskut.

“Ne po i mbajmë pozicionet”, tha Zelensky, në kuadër të mobilizimit të më shumë se 300 000 ushtarëve rezervë të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Rusia ka humbur tashmë mijëra ushtarë në zonë”, tha Zelensky.

Zelensky theksoi sërish se Ukraina do të luftonte derisa të rivendoste plotësisht kufijtë e saj shtetërorë.

“Ukraina do të jetë e lirë”, tha presidenti ukrainas, Zelensky. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMSHMS: 19 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

You may also like