KIEV – Zelensky: Lufta mund të vijë në Evropë, askush nuk do të jetë gati

by admin
Spread the love

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ – Ukraina, sot është ndryshe, më afër Evropës. Sot Ukraina ka një ushtri më të fortë, është e pajisur me mjete perëndimore, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për Tg1, sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”.

“Ne jemi më me përvojë. Ndonjëherë jemi pak të lodhur, ndonjëherë ndoshta arrogantë, por ne nuk mund t’i japim Rusisë shansin të mbizotërojë falë mjeteve të saj”, tha Zelensky.

“Dua t’u them evropianëve se lufta mund t’ju vijë sepse kemi të bëjmë me Putinin dhe kur të vijë lufta askush nuk do të jetë gati. Çfarë do të bëjë Evropa nëse vjen ushtria ruse? Do të jetë një tronditje. Ku është garancia që NATO do të reagojë menjëherë? Do të fillojë një luftë globale, me shumë humbje. Kush po flet për këtë? Askush”, theksoi ai.

“Putini nuk do paqe, detyra e tij e shpallur është shkatërrimi i plotë i Ukrainës. Kështu ishte me Krimenë dhe Donbasin, të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me ne. Ai dëshiron që Ukraina të bëhet ruse”, tha presidenti ukrainas, Zelensky. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like