KIEV – Zelensky: Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk po funksionon në mënyrë efektive

by admin
Spread the love

NJU JORK, 5 prill /ATSH-DPA/ Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk mund të funksionojë në mënyrë efektive përsa i përket luftës në Ukrainë.

“Ku është Këshilli i Sigurimit? Është e qartë se institucioni kyç i botës për të mbrojtur paqen nuk mund të funksionojë në mënyrë efektive”, i tha ai Këshillit nëpërmjet një lidhjeje me video.

“Megjithatë, vendimet e Këshillit të Sigurimit janë të nevojshme për paqen në Ukrainë”, shtoi Zelensky.

Zelensky propozoi tre zgjidhje të mundshme; Dëshmi se reforma ose ndryshimi është i mundur; përjashtimin e Rusisë, e cila si anëtare e përhershme e Këshillit mund të bllokojë çdo vendim; ose shpërbërja e plotë e organit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i dhënë brezit të ardhshëm një OKB efektive. Ukraina ka nevojë për paqe, Europa ka nevojë për paqe dhe bota ka nevojë për paqe”, tha Zelensky. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like