KIEV – Zelensky i kërkon Kinës të dënojë tiraninë ruse në Ukrainë

by admin
Spread the love

KIEV, 3 gusht /ATSH- ANSA/- Sot do të doja që Kina të bashkohej me pozicionin e bashkuar ndërkombëtar në lidhje me tiraninë e Rusisë kundër Ukrainës. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Kina është larguar mënjanë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një takim me studentët australianë.

“Sot, Kina është në një gjendje ekuilibri duke ruajtur neutralitetin. Ky neutralitet është shumë më i mirë se pranimi i Kinës në çështjen ruse”, shtoi ai.

”Unë besoj se shoqëria kineze, njerëzit e këtij vendi, do të bëjnë një zgjedhje të mençur. Megjithatë, është e rëndësishme për ne që Kina të mos e ndihmojë Rusinë”, shtoi Zelensky. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMETEO – Furia e nxehtësisë arrin kulmin në Francë

You may also like