KIEV – Zelensky: Flamujt olimpikë neutralë të atletëve rusë ‘të njollosur me gjak’

by admin
Spread the love

KIEV, 28 janar /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje edhe një herë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të kryesuar nga Thomas Bach, që të mos lejojë Rusinë të konkurrojë në Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore.

“Është e qartë se çdo flamur neutral i sportistëve rusë është i njollosur me gjak”, tha presidenti në rrjetet sociale.

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës, udhëheqja e IOC-së njoftoi kohët e fundit synimin e saj për të krijuar mundësi për atletët nga Rusia dhe Bjellorusia për të marrë pjesë përmes një flamuri neutral.

Tenistja profesioniste bjelloruse, Aryna Sabalenka fitoi sot “Australian Open”.

Bach tha se shumica dëshiron të shohë atletë nga të dy vendet edhe në Lojërat Olimpike.

Por, Zelensky postoi në Telegram një seri fotosh të objekteve sportive të Ukrainës të shkatërruara nga lufta.

Në video, Zelensky i bëri thirrje Thomas Bach që të mos lejojë shtetin terrorist të Rusisë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore, në Paris vitin e ardhshëm.

Ai shprehu zhgënjimin e tij ndaj Bach dhe akuzoi IOC-në për hipokrizi.

“Nuk mund të ketë neutralitet në një kohë kur zhvillohet një luftë si kjo. Dhe ne e dimë se sa shpesh tiranitë përpiqen të përdorin sportin për interesat e tyre ideologjike,” tha Zelensky.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like