KIEV – Zelensky emëron komandantin e ri të forcave tokësore

by admin
Spread the love



KIEV, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes Oleksandr Pavliuk si komandantin e ri të Forcave Tokësore, në një tjetër lëvizje për riorganizimin e forcave të armatosura të vendit.

Zyra presidenciale publikoi sot dekretin. Pavliuk pason gjeneralkolonelin Oleksandr Syrskyi, i cili u emërua komandant i ri i përgjithshëm i forcave të armatosura pak ditë më parë.

Zelensky gjithashtu zëvendësoi disa oficerë të tjerë ushtarakë të rangut të lartë, duke përfshirë mbrojtjen territoriale dhe trupat ajrore.

Pas gati dy vitesh mbrojtjeje kundër pushtimit të plotë të Rusisë, presidenti Zelensky shkarkoi të enjten Valerii Zaluzhnyi si komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Vendimi nxiti javë të tëra spekulimesh për fatin e gjeneralit, i cili ishte i popullarizuar dhe kishte qenë në detyrë që nga korriku 2021. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKIEV – Rreth 45 dronë rusë sulmojnë Ukrainën


You may also like