KIEV – Zelensky akuzon Rusinë për terrorizëm

by admin
Spread the love

KIEV, 28 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë për sulmet ajrore të përllogaritura në një qendër tregtare, në qytetin Kremençuk duke thënë se kjo ishte një akt terrorizmi.

Raportohet se janë vrarë dhjetëra njerëz dhe po aq u plagosën, pasi Rusia goditi një qendër tregtare përplot me njerëz.

“Shteti rus është bërë organizata më e madhe terroriste në botë. Dhe ky është një fakt. Dhe ky duhet të jetë një fakt juridik”, tha ai.

“Të gjithë në botë duhet të dinë se blerja ose transportimi i naftës ruse, mbajtja e kontakteve me bankat ruse, pagimi i taksave dhe doganave ndaj shtetit rus, do të thotë t’u japësh para terroristëve”, shtoi ai.

Sipas OKB-së, më shumë se 4 634 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Gjithnjë sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 14 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë mbi tetë milionë që kanë ikur në vende të tjera./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like