KIEV – Ukraina u bën thirrje bjellorusëve të mos marrin pjesë në ‘luftën e pistë’

by admin
Spread the love

KIEV, 21 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria e Ukrainës ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për popullin e Bjellorusisë, aleaten e Rusisë, në të cilën u kërkon atyre që të mos marrin pjesë në “luftën e pistë” kundër vendit të tyre.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Bjellorusisë që të mos u binden urdhrave të udhëheqjes së tyre për të hyrë në luftë kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Minsku kërkon të tërheqë popullin bjellorus në “luftën e pistë”, thuhet në deklaratë ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të bëjnë “zgjedhjen e duhur” dhe të qëndrojnë jashtë saj.

“Megjithatë, nëse Bjellorusia merr pjesë drejtpërdrejt në luftë, ne do të përgjigjemi”, paralajmëroi ushtria ukrainase.

Vendosja e fundit e mijëra ushtarëve dhe qindra automjeteve të blinduara nga Rusia në Bjellorusinë fqinje ka nxitur frikë në Ukrainë se presidenti rus Vladimir Putin mund të nisë një front të ri në luftën e tij kundër Ukrainës.

Në shkurt, forcat ruse marshuan në veri të Ukrainës nga qyteti Gomel në Bjellorusinë jugore, jo shumë larg Kievit. Tani, vëzhguesit kanë raportuar një rritje të aktivitetit ushtarak në zonë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like