KIEV – Ukraina shkatërron gjashtë avionë rusë

by admin
Spread the love



KIEV, 5 prill /ATSH-DPA/ – Kievi pretendon se ka shkatërruar gjashtë avionë rusë në një sulm gjatë natës së djeshme.

Sipas burimeve të RBC-Ukrainë, shërbimet sekrete, së bashku me ushtrinë ukrainase, sulmuan aeroportin ”Morozovsky” në rajonin e Rostovit të Rusisë duke shkatërruar gjashtë avionë dhe duke dëmtuar rëndë tetë të tjerë.

U goditën bombarduesit rusë të linjës së parë tip ”Su-24”, ”Su-24M” dhe ”Su-34” me bazë në aeroportin ”Morozovsky”.

Këta ishin avionë që Rusia përdor për të hedhur bomba, të drejtuara në pozicionet e forcave të armatosura dhe në qytetet ukrainase në vijën e frontit./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPërfaqësi të dy muzeumeve kosovare në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë


You may also like