KIEV – Ukraina: Lufta për të rimarrë kontrollin e jugut po përparon, Rusia më e izoluar

by admin
Spread the love

KIEV, 29 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase ka shpresa se mund të rimarrë disa zona në jug të vendit, duke konfirmuar se përpjekjet për të zhvendosur forcat ruse po përparonin.

Fushata e Kievit është përqendruar në rimarrjen e rajonit të Kherson, në veri të Gadishullit të Krimesë.

Forcat ruse pushtuan qytetin kryesor, të quajtur gjithashtu Kherson, disa ditë pas nisjes së pushtimit në fund të shkurtit.

Ushtria ukrainase tha se kishte goditur me sukses tre ura mbi lumin Dnipro, duke vështirësuar furnizimin e trupave ruse në qytetin port. Kievi pretendoi se këto forca po shkëputeshin gjithnjë e më shumë nga bastionet e tjera ruse në Ukrainë falë sulmeve të tyre raketore me rreze të gjatë.

“Ushtria e 49-të ruse, e vendosur në bregun perëndimor të lumit Dnipro, tani duket shumë e cenueshme. Humbja e saj do të minonte rëndë përpjekjet e Rusisë për ta përshkruar pushtimin si një sukses,” raportuan shërbimet sekrete ushtarake të Britanisë së Madhe britanike, në ditën e 155-të të luftës.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se luftimet po ndodhnin në rajonin e Kherson pasi të dyja palët kishin pozicionuar trupa dhe pajisjet për një beteje shumë më të madhe.

“Rusia po shton kundërsulmet përgjatë kufirit të Khersonit me rajonin e Dnipropetrovskut”, tha Kievi.

Duke iu referuar shkatërrimit të urave në Kherson, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjithçka do të rindërtohet pasi rajoni të rimerrej.

“Ne do të çlirojmë të gjithë vendin tonë me mjete ushtarake, diplomatike dhe të gjitha mjetet e tjera të aksesueshme”, tha ai në një video-mesazh.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like