KIEV – Trupat ukrainase avancojnë në Ukrainën lindore dhe jugore

by admin
Spread the love

KIEV, 3 tetor /ATSH-DPA/-Ndërsa kundërsulmi i tyre vazhdon, trupat ukrainase kanë vazhduar të avancojnë me sukses kundër pushtuesve rusë në lindje dhe jug të vendit.

“Në rajonin e Luhanskut, ushtarët ukrainas janë vendosur pranë qytetit të Lysychansk”, njoftoi sot në Telegram një zëdhënës ushtarak i separatistëve të Luhanskut të kontrolluar nga Moska.

Por megjithatë,  njësitë ukrainase janë nën sulm të vazhdueshëm nga ushtria ruse.

Më herët, presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi gjithashtu një avancim të forcave ukrainase në rajonin jugor të Khersonit dhe rimarrjen e qyteteve lokale të Archanhelske dhe Myrolyubivka.

Të premten, Rusia aneksoi rajonet ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit, pavarësisht se ato nuk ishin të gjitha nën kontrollin rus.

Duma e Rusisë, ose parlamenti pritet të vendosë për aneksimet ruse të hënën.

Përballë vendosmërisë së ashpër të Ukrainës, presidenti rus Putin ka bërë thirrje për një mobilizim të pjesshëm.

Të paktën 300 000 ushtarë rezervë do të thirren nga e gjithë Rusia për të luftuar në territoret e pushtuara të Ukrainës. Qindra mijëra rusë kanë ikur jashtë vendit për të shmangur shërbimin ushtarak. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like