KIEV – SBU akuzon oligarkun Firtash për vjedhje të gazit natyror

by admin
Spread the love

KIEV, 15 maj /ATSH-DPA/ – Shërbimi sekret i Ukrainës (SBU) ka akuzuar oligarkun ukrainas, Dmytro Firtash për vjedhjen e gazit natyror me vlerë qindra milionë euro.

“Furnizuesit rajonalë të gazit në pronësi të 58-vjeçarit dyshohet se kanë paguar operatorin shtetëror të rrjetit të tubacioneve të Ukrainës vetëm për rreth 30% të gazit të marrë”, tha sot SBU.

Nga viti 2016 deri në 2022, thuhet se janë shkaktuar dëme që arrijnë në ekuivalentin e gati 440 milionë eurove (477 milionë dollarë).

Sipas SBU, rreth 70% e furnizuesve rajonalë të gazit të Ukrainës janë nën kontrollin e Firtash.

Vetë biznesmeni dhe tetë drejtues të lartë të kompanive të tij pritet të përballen me 12 vite burg.

Firtash jeton në Austri, ku është bllokuar prej disa vitesh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga autoritetet austriake ekstradimin e tij pas akuzave për dhënien e ryshfetit në Indi që nga viti 2014.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakGlover: Votim familjar në disa qendra votimi

You may also like