KIEV – Reznikov hedh poshtë akuzat për korrupsion

by admin
Spread the love

KIEV, 23 janar /ATSH-DPA/- Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka hedhur poshtë pretendimet për korrupsion në ushqimin e ushtrisë pas akuzave se ministria bleu ushqime për forcat ushtarake me çmime të larta.

“Qëllimi më i dukshëm duket se është një përpjekje për të minuar besimin në Ministrinë e Mbrojtjes në një moment shumë të rëndësishëm”, shkroi Reznikov në Facebook.

“Nuk ka asnjë bazë faktike për akuzat”, tha ai, ndërsa duke premtuar transparencë të plotë në hetim.

“Në fakt, ky është një gabim teknik i zakonshëm i bërë nga furnizuesi”, tha ministri, duke dhënë një shpjegim për çmimin që ushtarakët paguanin për vezët.

Çmimet ishin tri herë më të larta në krahasim me çmimet e shitjes me pakicë në kryeqytetin, Kiev.

“Kostot e transportit, duke përfshirë rreziqet e dorëzimit pranë frontit, çuan në çmime më të larta. Për çdo ushtar, ishin parashikuar shpenzime ditore të ushqimit prej më pak se 3,7 dollarë”, tha Reznikov.

“Rritja e kostos nga viti i kaluar është 21,5%, që është nën normën zyrtare të inflacionit prej 26,6%” tha ai.

Një raport i fundit në gazetën “Zn.Ua” mbi çmimet e blerjes së ushtrisë kishte bërë bujë në Ukrainë, e cila konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Autoritetet përgjegjëse konfirmuan më pas se hetimet kishin filluar tashmë për blerjet me vlerë ekuivalente prej rreth 325.9 milionë dollarë.

Ukraina është duke u mbrojtur nga një pushtim rus për gati 11 muaj. Financimi i shpenzimeve ushtarake varet në një masë të madhe nga fondet perëndimore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like