KIEV – Pentagoni: Karvani rus po përdor taktika të reja në rrugën e tij për në Kiev

by admin
Spread the love

KIEV, 11 mars /ATSH-ANSA/- Një kolonë kilometërshe e automjeteve ushtarake ruse jashtë kryeqytetit ukrainas të Kievit po shpërndahet, por kjo nuk do të thotë se do të largohet, sipas qeverisë amerikane.

Disa automjete u larguan nga rruga dhe u parkuan mes pemëve, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit.

“Ata nuk do të shkojnë askund. Ne besojmë se ata janë zhvendosur në pemë për t’u përpjekur të maskojnë më mirë automjetet sepse, edhe një herë, ukrainasit vazhdojnë të përpiqen të gjejnë mënyra për të sulmuar automjetet”, tha zyrtari.

Pentagoni nuk ishte në gjendje të jepte detaje se sa larg është rrethuar tashmë Kievi. Ushtarët rusë kanë avancuar në periferi të kryeqytetit. /os

You may also like