KIEV – Pas sulmeve ruse, Zelensky i kërkon Perëndimit vullnet politik për të ndihmuar Ukrainën

by admin
Spread the love

KIEV, 21 mars /ATSH-AFP-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi sot perëndimorëve që të kenë vullnet politik për të ndihmuar vendin e tij të përballet me Rusinë duke ofruar më shumë sisteme antiajrore, pas një sulmi raketor në kryeqytet.

“Ky terror vazhdon ditë e natë. Ekziston mundësia që kësaj t’i jepet fund vetëm falë një uniteti global (…) Kjo është plotësisht e mundur nëse partnerët tanë demonstrojnë vullnet të mjaftueshëm politik”, tha Zelensky në një postim në median sociale duke kërkuar në mënyrë specifike për mbrojtjen ajrore raketat si ato tip ”Patriot”.

”Ne po përgatitemi për një takim të Këshillit Evropian dhe për vendime të rëndësishme evropiane këtë vit dhe, në këtë kuptim, është thelbësore për ne në Ukrainë dhe për të gjithë Evropën që negociatat reale për anëtarësimin e Ukrainës të fillojë pa vonesë në qershor”, deklaroi ndërkohë dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Ky veprim do të dërgonte sinjalin e duhur politik se Evropa është mjaftueshëm e fortë për t’i rezistuar presionit rus”, shtoi ai.

Lidhur me takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën në bazën ajrore amerikane ”Ramstein”, Zelensky foli për një takim “produktiv”.

”Do të ketë paketa të reja mbrojtëse, përfshirë artilerinë. Edhe shtetet e tjera duhet t’i bashkohen nismës së Republikës Çeke për blerjen e municioneve, ndërsa përparësia për mbrojtjen ajrore, luftën elektronike dhe dronët mbetet padyshim e pandryshuar”, theksoi Zelensky./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like