KIEV – Kuleba: BE nuk do të na furnizojë dot me një milion predha

by admin
Spread the love



KIEV, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian ndoshta nuk do të jetë në gjendje të zbatojë planin e tij për të furnizuar Ukrainën me një milion predha artilerie deri në mars 2024 për shkak të gjendjes së prodhimit të industrisë së mbrojtjes dhe pengesave burokratike, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

”Fatkeqësisht agjencia Bloomberg thotë të vërtetën. Nuk ka gjasa që të respektohet”, shtoi ai duke iu referuar planit të BE-së.

Kuleba theksoi se shkaku i këtij problemi nuk është mungesa e vullnetit politik, por “gjendja e mjerueshme e industrisë së mbrojtjes, si dhe shumë gjëra të pasinkronizuara, shumë burokraci”.

”Bashkimi Evropian po punon për eliminimin e këtyre problemeve dhe kjo është arsyeja pse në Berlin i bëra thirrje Bashkimit Evropian që të zhvillojë një politikë gjithëpërfshirëse në fushën e industrive të mbrojtjes”, shtoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTabaku: Rritja e parashikimeve buxhetore, për shkak të taksave dhe jo mirëqenies së qytetarëve


You may also like