KIEV – Forcat ajrore ukrainase rrëzuan 300 drone iraniane që nga shtatori

by admin
Spread the love

KIEV, 29 tetor /ATSH-DPA/-Ushtria ukrainase njoftoi se ka rrëzuar më shumë se 300 dronë kamikazë rusë të importuar nga Irani dhe të njohur si modele “Shahed-136” që nga mesi i shtatorit.

Supozohet se Rusia mund të ketë porositur 2 400 dronë “Shahed-136”, megjithëse shtrirja e stokut nuk dihet.

Ushtria ruse i përdor dronët luftarakë, kryesisht gjatë natës.

Dronët kamikazë qarkullojnë mbi një zonë të shënjestruar për një kohë dhe më pas përplasen në një objektiv specifik me një ngarkesë shpërthyese.

“Ushtria ukrainase ka gjithashtu në përdorim drone të tipit “Switchblade-300″ nga SHBA-ja”, tha zëdhënësi i forcave ajrore, Yuri Ihnat.

Pajisjet “Switchblade-600” me një gamë më të gjerë pritet të mbërrijnë së shpejti.

“Ne shpresojmë se ata do të ndihmojnë në operacionet luftarake në Ukrainë”, tha Ihnat.

Megjithatë, dronët “Switchblade”, me diapazon nga 10 deri në 40 kilometra, janë të destinuara kryesisht për operacione të vijës së përparme, ndërsa dronët rus “Shahed-136” mund të fluturojnë për disa qindra kilometra.

Përveç raketave lundruese të llojeve të ndryshme, ushtria ruse po përdor dronët për të sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like