KIEV – Delegacioni i IAEA-së mbërrin në centralin bërthamor Zaporizhzhia

by admin
Spread the love

KIEV, 1 shtator /ATSH-AA/ – Delegacioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka hyrë në centralin bërthamor Zaporizhzhia të Ukrainës që ndodhet nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Sipas shtypit rus, autokolona me delegacionin nën kryesimin e kryetarit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Mariano Grossi, që u nis nga qyteti Zaporizhzhia ka kaluar në pikën e kontrollit Vasilyevka për të hyrë në zonën nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Theksohet se delegacioni mbërriti në centralin bërthamor Zaporizhzhia për të kryer inspektime.

Ndërkohë edhe “Energoatom”, kompania shtetërore e energjisë bërthamore të Ukrainës ka bërë të ditur në median sociale se delegacioni ka hyrë në central.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë

Centrali bërthamor Zaporizhzhia që ndodhet në juglindje të Ukrainës llogaritet si centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Me gjashtë reaktorë bërthamorë dhe një kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 5.700 megavat-orë, centrali plotëson 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë.

Centrali u mor nën kontroll nga Rusia më 4 mars. Përreth centralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse, ndodhin sulme artilerike. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me këto sulme.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like