KIEV – Austin -Zelenskyt: Mbështetja e SHBA-së do të jetë afatgjatë

by admin
Spread the love

KIEV, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një vizite në Kiev i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se mbështetja e Uashingtonit do të jetë afatgjatë.

“Mesazhi që ju sjell sot, zoti president Zelensky, është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju dhe ne do të qëndrojmë me ju për një afat të gjatë,” i tha Austin Zelenskyt, i cili nga ana e tij vlerësoi vizitën e Austin si një “sinjal shumë të rëndësishëm”.

“Austin, në vizitën e tij në Kiev u shoqërua nga gjenerali Christopher Cavoli, komandanti i përgjithshëm i trupave amerikane në Evropë”, sipas ambasadores së SHBA-së Bridget Brink.

Pentagoni tha se Austin kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Rustem Umerov, në fundjavë.

Kievi dhe aleatët e tij po përgatiten për takimin e së mërkurës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili mbledh së bashku rreth 50 vende të interesuara për të mbështetur Kievin në luftën e tij kundër Rusisë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like