Kiara kërkon kohë, Luizi e injoron plotësisht me veprimin e fundit

by admin
Spread the love

Duket se debatet e fundit mes Luizit dhe Kiarës e kanë tensionuar jashtë mase marrëdhënien brenda çiftit, teksa dyshja duket se nuk po gjejnë një rrugëzgjidhje për t’u pajtuar. Luizi është munduar gjithë këto ditë që të pajtohet me Kiarën, por moderatorja i ka kërkuar kohë.

E nëse deri sot, ka qenë Luizi ai i cili i ka shkuar nga mbrapa moderatores, mbrëmjen e sotme ishte pikërisht ai që vendosi ta ‘injorojë’ të dashurën e tij. Teksa Kiara po pastronte dhomën e gjumit, ajo e i bëri një pyetje këngëtarit të njohur.

Teksa Luizi hyri në dhomë, ajo e pyeti nëse ai i kishte provat e kërcimit në ato momente. Por këngëtari vendosi mos t’i jepte asnjë përgjigje, duke e injoruar plotësisht Kiarën, e duke e bërë atë të ndihet sikurse ai gjatë këtyre ditëve.

Kujtojmë që pasditen e sotme, çifti kanë pasur një diskutim të gjatë me njëri-tjetrin se si ta rregullojnë marrëdhënien e tyre, pasi Luizi ka qëndruar i vetëm në shtrat dhe nuk i është bashkuar pjesës tjetër të grupit.

You may also like