Kiara i bashkohet grupit të Oltës, veprimi që bëri ndaj Ermionës e vërtetoi plotësisht

by admin
Spread the love

Muaji mars duket se nuk do të jetë shumë i mbarë për banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, teksa ka nisur shumë i vrullshëm. Mëngjesin e sotëm, Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të zi në shtëpi, ku banorët u njohën me vendimin final, skualifikimin e Emirjonës nga gara si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur.

“Vëllai i madh ju ka dhënë mbrëmë ultimatumin e fundit për mos respektimin e rregullave të formatit që nuk lejojnë të cenohet integriteti i askujt.  Dhuna verbale e përdorur mbrëmë në formë të përsëritur nga Ermiona përbën një shkelje e për këtë arsye Vëllai i Madh ju komunikon se Ermiona lë menjëherë shtëpinë dhe është skualifikuar nga loja e si rrjedhojë dhe televotimi i radhës është anuluar”, thuhet në zarf, i cili u lexua nga Luizi.

Menjëherë pas këngëtari mbaroi së lexuari zarfin, Ermiona u ngrit nga kolltuku dhe iu drejtua dhomës së gjumit, ku shkoi të bënte gati valixhet. Asnjë nga banorët nuk reagoi pas këtij veprimi, veç Luizit që shkoi ta ndihmonte.

Në momentin kur ish-missi ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luiz Ejlli, Eva Alikaj, Krist Aliaj, Keisi Medini dhe Tan Brahimi. Ndërkaq, të gjithë banorët e tjerë ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën dhe zgjodhën që mos ta takonin.

Ajo që ra më shu në sy ishte afrimiteti i Ermionës me Luizin, teksa të dy u përqafuan shumë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër, partnerja e Luizit, Kiara vendosi që mos ta takonte, duke qëndruar pranë Oltës, Armaldos dhe Dea Mishelit.

You may also like