Keylor Navas zgjedh Italinë, Napoli dhe PSG negociojnë detajet e transferimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Keylor Navas nuk pranon që të qëndrojë në stolin e PSG-së, prandaj ka pranuar ofertën e drejtorit sportiv Giuntoli, që i ka ofruar çelësat e portës së Napolit.

Portieri, që synon të luajë për të qenë gati për Kupën e Botës, ka zgjedhur të transferohet në Serie A dhe tashmë pret që PSG dhe Napoli të bien dakord se si duhet të ndajnë pagën e tij.

Shifra është 9 milionë euro neto për dy sezone dhe nuk mund të përballohet e gjitha nga Napoli, që kërkon të ndajë këtë “faturë” me parisienët.

Keylor Navas është portieri që Spalletti po kërkon me ngulm: një lider në dhomat e zhveshjes dhe një përforcim i vyer teknik. / Oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain Facebook

You may also like