“Këtu mbyllet ky cikël”, Rama paralajmëron kryebashkiakët e vendit

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama kishte mbledhur sot krerët e bashkive, për të folur për Ujësjellës Kanalizimet. Ai u ka kërkuar llogari për investimet e bëra nga Qeveria dhe buxhetin e hedhur nga secila bashki për rrjetin.

Rama ka paralajmëruar kalim në sitë të punonjësve të Ujësjellës Kanalizimeve por edhe ndëshkim të qytetarëve që nuk paguajnë për marrjen e këtij shërbimi.

“Ndryshimi duhet të fillojë nga ju të dashur. Duhet të thoni stop, këtu mbyllet ky cikël. Publiku sot duhet ta dëgjojë që ne do të ndërhyjmë dhe do të lutesha që askush të mos bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë. Përveç letrës nuk ka asnjë argument tjetër. Asnjë llogari dhënie për punësimet në ujësjellës. Asnjë llogaridhënie për faktin që asnjë qindarkë e kredive marra për ujësjellësit nuk paguhet nga ujësjellësit. Edhe këtu në këtë rast janë disa shembuj pozitivë. Atyre shembujve do u drejtohemi për të treguar si kjo do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”,-tha Rama.

Gjithashtu kryeministri tha se do të kërkohet ndihma e partnerëve ndërkombëtarë të jenë monitorues në rekrutimin e burimeve njerëzore.

“Një pjesë tjetër është nxjerrja komplet nga duart e politikës në punësimet në ujësjellës. Komplet. Për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë monitor të rekrutimit të burimeve njerëzore. Kanë investuar edhe këta kohë”-tha ndër të tjera kryeministri.

You may also like