Këto janë sekretet e një femre të shenjës së Virgjëreshës… – Shqip

by admin
Spread the love

Një femër e kësaj shenje mund të lërë pas gjithçka, edhe bashkëshortin, vetëm për të ndjekur një pasion tësajin. Është mjaft e vendosur kur bëhet fjala për kërkimin e lumturisë, kudo ku ajo ndodhet. Në momentin që një femër e shenjës së Virgjëreshës e kupton se po e dashuron vërtet dikë, e vendos dashurinë mbi gjithçka tjetër. Është e vetmja femër e aftë të jetë tmerrësisht praktike dhe ekstremisht romantike.

Edhe pse është një femër e vendosur, sërish nuk i pëlqejnë aventurat, nuk i pëlqen të jetë në qendër tëvëmendjes, apo të bëjë ndryshime të papritura në jetë. Ajo dashuron qetësinë, një marrëdhënie tëqëndrueshme dhe gjithçka të planifikuar paraprakisht. Në punë, ajo përkushtohet tërësisht për të dhënëmaksimumin dhe për ta nxjerrë diçka në formën më të mirë të mundshme.

Ama një femër e shenjës së Virgjëreshës shqetësohet për gjithçka. Nuk arrin asnjëherë të qetësohet plotësisht, edhe pse të jep përshtypjen e një personi të qetë. Ajo ka një vetëkontroll të jashtëzakonshëm, saqë edhe në momentet kur ndjen më tepër ankth, sërish nuk e jep veten dhe as miqtë e saj më të mirë nuk mund ta kuptojnë.

Nuk është perfekte, bën edhe ajo gabimet e saj, ama e ka shumë të vështirë t’i pranojë ato. Për të është mëe lehtë të kritikojë defektet tek të tjerët, se sa të pranojë të sajat. Jo se është perfekte, këtë gjë ajo e di shumë mirë, thjesht e ka të vështirë të pranojë gabimet.

Në një marrëdhënie, një Virgjëreshë kërkon harmoninë dhe qetësinë. Nuk është e zakonshme ta shohësh një femër të kësaj shenje të qajë për një histori të shkuar dashurie, apo të vuajë për një dashuri platonike. Gjithçka e kaluar për të, i përket së shkuarës dhe ajo di ta shfrytëzojë një vend bosh në jetën e saj, për dikë që ia vlen realisht.

You may also like