Këto janë sanksionet që Kosova vendosi sot ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

by admin
Spread the love

Qeveria e Kosovës ka zgjeruar listën e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe Bjellorusisë, në mbledhjen e 78-të që është mbajtur të hënën.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se janë ngrirë asetet në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, është ndaluar qasja e operimit në tregun financiar në Kosovë, si dhe u është ndaluar udhëtimi individëve të sanksionuar.

“Sipas vendimit sanksionet do të konsistojnë në: ngrirje të
aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara,
ndalimin e qasjes dhe operimit në tregun financiar në Kosovë individëve apo
entiteteve të sanksionuara, ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së
Kosovës të individëve të sanksionuar, – ndalimin për individë dhe entitete të
Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte
ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara; – ndalimin për çdo
ndërmarrje transporti rrugor rus apo bjellorus që të transportojnë mallra në
Republikën e Kosovës (përjashtimisht të produkteve farmaceutike, mjekësore,
bujqësore dhe ushqimore për qëllime humanitare), ndalimin e importit nga Rusia
të qymyrit dhe lëndëve tjera djegëse të ngurta fosile në Kosovë, nëse ato janë
me origjinë nga Rusia ose eksportohen nga Rusia”, thuhet ndër tjerash në
njoftim.

Sipas ZKM-së, Qeveria ka miratuar vendimin për vendosjen e masave
kufizuese kundër grupit Ëagner i cili konsiderohet se është i ndërlidhur apo
përgjegjës për veprime që “minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial,
sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Gjithashtu konsiderohet përgjegjës edhe
për shkeljen dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për aktivitete
destabilizuese edhe në vende tjera, duke përfshirë Libinë dhe Sirinë.
Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar për të
drejtat e njeriut. Sanksionet sipas këtij vendimi përfshijnë: ngrirje të
aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;
ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së Kosovës të individëve të
sanksionuara; ndalimin për individë dhe entitete te Republikës së Kosovës që të
vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte për individët
dhe entitetet e sanksionuara”, njofton tutje Qeveria.

Po ashtu, ndër vendimet e marra është edhe
zbatimi i sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit
Evropian për marrjen e masave restriktive anti-terroriste ndaj ISIL dhe
Al-Qaeda si dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera
të lidhura me këto organizata, që veprojnë në Afganistan dhe rajonin fqinjë.

“Këto sanksione do të jenë në fuqi deri në
një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen. Ajo
përfshijnë: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo
entiteteve të sanksionuara; ndalimin e udhëtimit në territorin e Republikës së
Kosovës të individëve të sanksionuar; ndalimin për individë dhe entitete të
Republikës së Kosovës që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte
ose indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, thuhet ndër tjerash
në njoftim.

You may also like