Këto janë deputetët e opozitës LEN që nuk e votuan kryeministrin shqiptar

by admin
Spread the love

Opozita shqiptare LEN e ka bojkotuar seancën e sotme të Kuvendit ku u votua Talat Xhaferi si kryeministër i parë shqiptar në RMV.

Kështu opozita shqiptare e përbërë nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Altetnativa kanë deklaruar se nuk e votojnë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni të Veriut – duke e cilësuar këtë si “kryeministri teknik, mashtrimi i fundit i BDI-së.”

Deputetët e opozitës shqiptare në parlament, që nuk e votuan Talat Xhaferin për kryeministër ishin: Fadil Zendeli, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku, Kastriot Rexhepi, Afrim Gashi dhe Safije Sadiku Shahini.

Po ashtu në fotografinë e përbashkët të kryeministrit dhe ministrave të sapozgjedhur të Qeverisë teknike, munguan ato të VMRO-së. Kjo sipas kryeministrit teknik Talat Xhaferit, nuk paraqet shqetësim sepse ajo që duket në fotografi nuk përkon me atë që ndodh në prapavijë.

Nga ana tjetër urime për Xhaferin kanë dërguar shumë politikanë e fytyra publike nga vendi dhe rajoni.

MARKETING



You may also like