Këtë javë Qeveria përballet edhe me një protestë, Punëtorët e KEK-ut kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

by admin
Spread the love

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës,
pritet që më 16 qershor të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Shkak i kësaj
proteste, është kërkesa për votimin e Projektligjit të Trustit Pensional,
raporton Ekonomia Online.

Krahas punëtorëve të KEK-ut, pjesëmarrës është
paralajmëruar se do të jenë edhe Sindikatat tjera.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat
Llumnica, ka thënë për Ekonomia Online se në këtë protestë do të jenë
pjesëmarrës më shumë se 1 mijë punëtorë, duke mos i përfshirë edhe sindikatat
tjera.

“E kemi caktuar datën, do të mbahet me
16.06.2022, prej orës 12:00 duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt
Parlamentit të Kosovës ditën që mendojmë se do të mbahet seanca e Parlamentit
të Kosovës, ku do të vendoset për Trustin pensional. Gjithë punëtorët që
punojnë me ndërrimin e parë, që nuk janë të lidhur drejt për drejtë me
prodhimin, ata do të jenë pjesë e protestës që mund të jenë diku rreth 1000
veta. Ka edhe shoqëri civile, ka edhe sindikata të ndryshme siç ka shprehur
gatishmërinë e përkrahjes apo mbështetjes simbolike, Sindikata e Policisë,
Sindikata e Shëruesve Civil të cilit e kanë shprehur gatishmërinë, dhe ne jemi
organizator që do të bëjmë protestën për arsye se kemi presion prej punëtorëve”,
tha Llumnica.

Ai ka ftuar edhe Sindikatat tjera t’i bashkëngjiten
kësaj proteste, duke thënë se kjo është e imponuar për shkak të gjendjes së
rëndë ekonomike.  

“Ne i thërrasim të gjitha sindikatat dhe të gjithë punëtorët që kanë interes për tërheqjen e këtyre mjeteve t’i bashkohen kësaj proteste. Pra ne dëshirojmë një pjesë të Trustit për arsye se gjendja e punëtorëve është jo e mirë duke e marr parasysh që gjendjen e tyre sot dhe kërkesën e madhe të punëtorëve, jemi imponuar që të vendosim për protesta”, tha ai.

You may also like