Kështu u bëjmë ballë amerikanëve… – Shqip

by admin
Spread the love

Ushtria e Iranit ka zbuluar ekzistencën e bazës së saj të parë nëntokësore që strehon avionët luftarakë, të cilët janë paraqitur si të aftë për t’i bërë ballë bombardimeve të mundshme amerikane, sipas mediave zyrtare.

Baza e Forcave Ajrore “Aetos 44” “është e aftë të pranojë të gjitha llojet e avionëve luftarakë dhe bombarduesve, si dhe dronëve”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, e cila, ashtu si mediat e tjera, publikoi foto dhe imazhe video.

Në maj 2022, Irani tregoi për herë të parë imazhe të një baze drone në malet Zagros, në pjesën perëndimore të vendit.

Asnjë tregues nuk u dha për vendndodhjen e objektit të ri, i cili është “qindra metra thellë në zemër të maleve në mënyrë që të mund t’i rezistojë bombave të bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara”, tha televizioni shtetëror.

Këto pamje janë transmetuar në prag të “Ditës së Forcave Ajrore”, si pjesë e ngjarjeve për përvjetorin e themelimit të Republikës Islamike në shkurt të vitit 1979. Ato tregojnë shefin e shtabit të forcave të armatosura, gjeneral Mohammad Bagheri dhe komandantin e ushtrisë. Abdulrahim Mousavi, duke vizituar bazën, nga ku hyjnë dhe dalin avionët luftarakë.

“Aetos 44 është një nga bazat e shumta strategjike ajrore nëntokësore të Forcave Ajrore që janë ndërtuar në rajone të ndryshme të vendit gjatë viteve të fundit”, shpjegoi agjencia e lajmeve Irna.

Forca Ajrore iraniane ka avionë rusë Mig dhe Sukhoi të epokës sovjetike, disa avionë kinezë dhe F-4 dhe F-5 amerikanë që datojnë para Revolucionit të vitit 1979. Në vitet e fundit, vendi ka ndërtuar avionë luftarakë Azarakhsh, një versioni i F-5.

Irani gjithashtu filloi zhvillimin e programeve të dronëve në vitet 1980 gjatë Luftës Iran-Irak (1980-1988).

Në fillim të shkurtit, një strukturë ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes në Isfahan u vu në shënjestër nga dronët, të cilët nuk shkaktuan viktima, por vetëm “dëmtime të vogla” sipas ministrisë.

Përfaqësuesi i Iranit në OKB fajësoi më pas Izraelin për sulmin, i cili pason një seri sabotazhesh që i atribuohen vendit.

Të dy vendet janë përfshirë në një konfrontim të ashpër prej vitesh, me Izraelin që akuzon Iranin – të cilin ai e mohon – se dëshiron të ketë një bombë atomike. /tesheshi.com/

You may also like