Kështu e arsyetoi sot Kurti mos-shkarkimin e Goran Rakiqit

by admin
Spread the love
728x90px

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria me veprimet e tyre ka goditur nervin e çështjes e që është krimi i organizuar, korrupsion e kontrabanda dhe se këtu çështja nuk është Rakiqi, për çka lë të kuptohet se nuk do ta shkarkojë atë nga pozita aktuale.

Teksa është pyetur lidhur me deklaratën e ministrit të Komunitetit dhe Kthim Goran Rakiq i cili krahasoi aksionin e së mërkurës kundër kontrabandës “natë e kristaltë” dhe se serbët nuk durojnë më, shefi i Qeverisë, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është në rrugën e drejtë dhe kjo se pikërisht për këtë Serbia e Aleksandër Vuçiqit nuk arrin që t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të ligjshme.

“Sa i përket pyetjes për ministrin Rakiq, më lejoni të them se Qeveria jonë me veprime tona ka goditur nervin e çështjes e ky është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandës. Me ç’rast për veç që po kemi sukses me hetime tona intensive, me policinë tonë profesionale në të njejtën kohë po ndodhë një demaskim gjigand i Serbisë sa i përket përpjekjeve të saj distruktive me strukturat ilegale në Kosovë. Me këtë rast qartazi ne jemi në rrugën e drejt dhe pikërisht se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vucicit nuk po arrin t’i mobilizoj serbët kundër veprimeve të ligjshme e të drejta të qeverisë sonë. Pra, ne kemi goditur nervin e çështjes, çështja nuk është Rakiq, shkarkimi i tij do ta bënte çështjen”, tha Kurti

Kurti ka ritheksuar se veprimet janë të drejta dhe se aty ku është Policia e Kosovës ka rend, ligj dhe qetësi.

“Ne jemi në të drejtën tonë. Policia e Republikës së Kosovës vepron në mënyrë korrekte dhe profesional dhe këtë e ka dëshmuar secilën herë dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen. Ku ka polici të Kosovës aty ka rend, ka ligj dhe ka edhe qetësi. Mos harroni që mbi 13 mijë e 400 targa të përkohshme ju ndanë veturave që hynë nga Serbia gjatë 13 ditëve pa asnjë incident të vetë. Tash zyrtarë të ndryshëm japin deklarata të ndryshme”, theksoi kryeministri Kurti.

bekimcair

Kurti, gjatë një vizite në Prizren, duke folur para mediave, është pyetur edhe për deklaratat e Përfaqësuesit të lartë të BE-së për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë, Josep Borrell, i cili e quajti të “njëanshëm” dhe “ të pakoordinuar”, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës.

Kurti ka thënë se Qeveria është në të drejtën e saj dhe policia po vepron në menyrë korrekte dhe profesionale, duke vendosur rend dhe ligj.

“Ne jemi në të drejten tonë, policia vepron në menyrë korrekte dhe profesionale dhe këtë e ka dëshmua secilin herë dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen, ku ka polici të Kosovës ka rend dhe ligj dhe qetësi”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se zyrtarët e ndryshëm mund të jepin deklarata të ndryshme, që janë për tu komentuar nga anlistët.

“Mbi 13400 targa të perkoshme ju dhanë veturave nga Serbia pa asnjë incident gjatë 13 ditëve, tash zyrtarët e ndryshëm japin deklarata të ndryshme të cilët në mënyrë të ndryshme, i komentojnë analistët e ndryshëm, nëpër debate të ndryshme televizive” shtoi Kurti.

ash-ads

Lajme interesante

You may also like