Këshilltarja ruse Nina Belyave arratiset nga vendi pasi kritikoi luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love

Është e vështirë të vlerësohet saktësisht opinioni i qytetarëve rusë për luftën në Ukrainë. Në përgjithësi, lufta është popullore, veçanërisht pasi mediat kontrollohen ose drejtohen pothuajse tërësisht nga Kremlini, gjë që i lejon pushtetit të transmetojë narrativën e tij mbi luftën drejtpërdrejt në shtëpitë e njerëzve.

Megjithatë, ka disa njerwz në Rusi që po ndërmarrin rreziqe të mëdha për të folur, si Nina Belyave, një këshilltare ruse nga Këshilli i Qarkut Semiluksky në Voronezh, 500 kilometra në jug të Moskës.

Ajo po përdor mediat sociale për të grumbulluar mbështetje pas pikëpamjeve dhe kritikave të saj ndaj pushtimit të Moskës. Në një mbledhje të këshillit, anëtarët e tjerë kërkuan që ajo të shpjegonte qëndrimin e saj.

Në një klip që më pas u bë viral, ajo tha: “Unë jam kundër vendimit të marrë nga Presidenti i Federatës Ruse dhe kundër veprimeve që po ndërmerren sot në territorin e shtetit sovran të Ukrainës. Unë e konsideroj krim luftë atë që po ndodh.”

Deputetët votuan për përjashtimin e Ninës nga komisioni i etikës dhe u bënë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të Rusisë që të hetojnë veprimet e saj. Por fjalimi i Ninës u hodh në internet dhe ajo mori shumë mesazhe falënderimi nga i gjithë qarku.

“Njerëzit shkruanin jo vetëm nga Moska apo Shën Petersburgu, por edhe nga fshatra të largëta, fshatra të vegjël, të ashtuquajtur të thellë. Ata shkruanin: ‘Faleminderit Nina, më rezulton që nuk jam vetëm në këtë fushë. Këtë video do t’ua tregoj të afërmve dhe miqve të mi, në fshatin tim. Unë do të tregoj se ka një tw zgjedhur në qarkun tonë që e ka thënë këtë”.

Nina gjithashtu vë në dyshim nivelet e mbështetjes zyrtare për luftën në Rusi. Është e vështirë të kuptosh se cilat janë opinionet e vërteta të njerëzve, kur mospajtimi kritikohet shumë dhe në disa raste mund të të çojë në burg.

“Siç e kuptoj, ishte e vështirë pwr njerëzit të flisnin kur kishte propagandë masive, kur njerëzit e dinw që 86 për qind janë pro luftës. Por unë nuk besoj në këto përqindje, sepse ka shumë njerëz që kanë frikë të flasin për pozicionin e tyre, të cilët ndihen të vetmuar.  Duket sikur të gjithë po e mbështesin luftën, sepse ata që janë kundër saj heshtin. Ky fjalim im i ndihmoi që të paktën të fillojnë të flasin me të afërmit e tyre.”

Pas konsultimit me avokatët, Nina vendosi se ishte shumë e rrezikshme të qëndronte në Rusi. Ajo u largua me nxitim nga vendi, duke aplikuar për azil në një vend evropian.

Rruga Press

You may also like