Këshilltari federal zviceran Alain Berset rezultoi pozitiv me koronavirus

by admin
Spread the love

Tani është goditur edhe ministri zviceran i Shëndetësisë: Pasditen e së mërkurës Këshilltari federal Alain Berset rezultoi pozitiv me koronavirus

Zëdhënësi i Këshillit Federal, André Simonazzi, njoftoi se kreu i Departamentit Federal të Punëve të Brendshme ka kaluar në izolim dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Këshilltari federal Berset ka anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara për ditët në vijim, informon portali Shtegu. Kjo përfshin edhe pjesëmarrjen në takimin e Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave në Nju Jork.

Tre javë më parë, presidenti federal Ignazio Cassis rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit. Sipas informacioneve në atë kohë, ai nuk ndjeu asnjë simptomë.

Cassis, gjithashtu, kishte shkuar në izolim dhe kishte vazhduar punën e tij nga rezidenca e tij. Ndër të tjera ai ka munguar në pjesëmarrjen e planifikuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih për shkak të testit pozitiv.

You may also like