“Kërkon destabilizim e Shqipërisë” Ngjela tregon kush fshihet pas veprimeve të Berishës dhe parashikon çfarë do të ndodhë në Kuvendin e 11 dhjetorit

by admin
Spread the love

Avokat Spartak Ngjela është i bindur se me Kuvendin e 11 dhjetorit synohet destabilizimi i Shqipërisë në interes të Beogradit dhe Moskës, ku protagonist i të gjitha këtyre zhvillimeve sipas tij është Sali Berisha.

Megjithatë, ajo se çfarë do të prodhohet të shtunën në ‘Air Albania’ për avokatin nuk do të jetë asgjë, as ndarjen e Partisë Demokratike, pasi në thelb e ka cilësuar si një lëvizje jashtë ligjore. I ftuar në emisionin ‘Në ‘Studio Live’ Ngjela tha se ‘Foltorja’ nuk tregon një mbështetje të madhe përkundrejt Berishës.

“Ajo është lëvizje jashtë ligjore, është person juridik PD dhe si person juridik është e njohur në gjykatë, këta kanë vendim gjykate që janë person juridik, jo. Si dalin personat juridik anash, është shkelje ligji, a do veprojë ligji kundër tyre nuk e di, por lidhje me ligjin nuk kanë, nuk e pranon asnjë strukturë juridike, revolucion nuk pranon NATO e SHBA. Destabilizimin e Shqipërisë, por kjo është shkak, duan destabilizim, thërret njerëzit që të bëjnë revoltë popullore. E kërkon destabilizimin Beogradi dhe Moska. Entuziazëm dhoma, keni parë miting me 80 mijë njerëz, unë nuk kam parë, çdo njeri mund të mbledhë njerëz”, tha Ngjela.

You may also like