Kërcënuan kryetarin e Haraçinës, prokuroria nis procedurë kundër dy vëllezërve

by admin
Spread the love

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy vëllezërve për rrezikim të sigurisë së kryetarit të Komunës së Haraçinës.

“Të dyshuarit e moshës 42 dhe 35 vjeçare në disa raste e kanë kërcënuar kryetarin e Komunës së Haraçinës, duke i shkaktuar pasiguri, ankth dhe frikë. Pas denoncimit të tyre, ata kanë vazhduar me kërcënime serioze përmes mesazheve në Viber se do të sulmojnë jetën dhe trupin e tij”, njoftoi sot Prokuroria Publike.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të sigurimit ndalim të largimit nga vendbanimi, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit apo të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, detyrim për paraqitje te organi kompetent, ndalim për hyrje në selinë e komunës së Haraçinës, si dhe ndalim për afrim dhe kontakt me kryetarin e lënduar.

MARKETING



You may also like