Kërcënon Putin: Nuk matemi dot me NATO-n, por jemi fuqi bërthamore. Nuk do të kishte fitimtarë

by admin
Spread the love

Presidenti Vladimir Putin, kërcënoi me luftë bërthamore Perëndimin, në rast se futet në një konflikt të armatosur me Rusinë. Pas bisedimeve për rreth 5 orë me Presidentin Emmanuel Macron në Kremlin, Putin tha gjithashtu se do të bënte gjithçka për të gjetur kompromis.

“A e kuptoni apo jo? Nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO dhe vendos të rimarrë ushtarakisht Krimenë, shtetet europiane automatikisht do të përfshiheshin në një konflikt ushtarak me Rusinë. Sigurisht që armatimet dhe potenciali i NATO-s dhe Rusisë nuk krahasohen, dhe ne e dimë këtë. Por ne dimë gjithashtu që Rusia është një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, dhe qëndron para shumë shteteve të tjera sa i përket modernizimit. Nuk do të kishte fitimtarë”, tha Putin në konferencë për mediat me homologun francez.

Ai i bëri thirrje Ukrainës që t’i përmbahej Marrëveshjes së Minskut, sipas të cilës vendi synon t’i japë fund luftës me separatistët rusishtfolës në krahinën e Donbasit. Presidenti rus tha gjithashtu se Uashingtoni dhe Brukseli kishin ngritur disa shqetësime që mund të diskutohen, edhe pse për Rusinë ato ishin dytësore.

 

This post was published on 2022-02-08 2:55 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like