Kërcënimi nga Rusia, Danimarka dërgon forca ushtarake në Letoni

by admin
Spread the love

Grupi i parë i ushtarëve nga Forcat e Armatosura Mbretërore Daneze ka mbërritur në Letoni, me 750 të tjerë që pritet t’i bashkohen së shpejti, ka njoftuar NATO të mërkurën.

“Këto forca do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pjesës lindore të NATO-s, duke frenuar kërcënimet dhe, nëse është e nevojshme, duke iu përgjigjur agresionit ushtarak. Gjatë qëndrimit të tyre në Letoni, ushtarët danezë do të stërviten së bashku me Forcat e Armatosura Kombëtare letoneze dhe ato të vendeve të tjera aleate”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga NATO.

Ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bødskov ka thënë se me këtë po dërgojnë mesazh se qëndrojnë krah aleatëve të NATO-s.

“Danimarka ka një traditë të gjatë për të kontribuar në sigurinë e rajonit të Detit Baltik. Përveç trupave tona, në prezencën e zgjeruar të NATO-s në Estoni dhe disa dislokimeve të avionëve luftarakë në misionet e policisë ajrore të NATO-s në vendet baltike në vitet e fundit, ne tani po vendosim një batalion këmbësorie në Letoni, për të dërguar një mesazh të qartë të angazhimit tonë për të qëndruar krah për krah me aleatët tanë të NATO-s. Në dritën e sjelljes absolutisht të turpshme të Rusisë dhe sulmit të pajustifikuar ndaj Ukrainës, kohezioni i aleancës është më i rëndësishëm se kurrë dhe Danimarka është e gatshme të bëjë pjesën e saj”, ka thënë ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bødskov

Rruga Press

You may also like