Këpuca e Artë e Europës: Lewandowski pa rivalë, polaku ka marrë arratinë

by admin
Spread the love

Tashmë jemi futur në pikën më të nxehtë të sezonit në të gjithë kampionatet e kontinentit, por duket se sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka marrë arratinë dhe do të bëjë të vetin çmimin “Këpuca e Artë”.

Vitet e kaluar bomberi polak rivalizonte me Messin dhe Ronaldon, por këtë sezon duket se nuk ka shumë konkurrencë për këtë trofe.

Lewandowski ka shënuar 26 gola këtë sezon dhe rivali më i afërt në këtë klasifikim të veçantë është Schick me 20 gola. Ndërsa pas sulmuesit të Leverkusenit vijnë Immobile (19 gola), Vlahovic dhe Benzema (të dy nga 18 gola).

Në fakt është një lojtar që ka shënuar më shumë se polaku, Omoijuanfu i Molde, plot 28 gola sezonalë, por koeficienti i kampionatit norvegjez është 1.5 dhe ai qëndron në kuotën e 42 pikëve, ndërsa Lewandowski ka 10 më shumë, 52 pikë. (Kujtojmë se koeficienti për kampionatet që renditen në 5 vendet e para të renditjes UEFA është 2). / Oversport.tv

Lojtarët që qëndrojnë në 10 vendet e para:

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like