Këngëtarja shqiptare vlerësohet me titullin e rëndësishëm nga ambasadori italian

by admin
Spread the love

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka vlerësuar me titullin “Ambadore e gjuhës dhe e kulturës italiane në Shqipëri”, këngëtaren e njohur, Marsela Çibukaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marsela, përmes disa fotove të publikuara në Facebook, ku shihet teksa ka marrë vlerësimin.

Marsela e ka konsideruar këtë një surprizë shumë të bukur me rastin e fitores së Festivalit “Kënga Magjike 2022”. “Një vlerësim dhe një titull shumë i rëndësishëm për mua që prej vitesh si artiste nëpërmjet muzikës jam munduar të përcjellë dhe të promovoj vlerat e bukura të të dyja kulturave.

Gjuhën dhe kulturën shqiptare në Itali dhe atë italiane këtu në vendin tonë. Kjo ishte një suprizë shumë e bukur brënda një mbrëmje feste e organizuar nga Ambasadori dhe staff-i i tij me rastin e fitores time në Festivalin “Kënga Magjike 2022”.

E lumtur të kisha praninë e miqve dhe e personaliteve të shquar dhe të rëndësishëm për mua. Si ambasadore kulture uroj të jem gjithmonë një urë e fort arti midis Shqipërisë tonë dhe Italisë të bukur. Dy vendet kaq të shtrenjtë në zemrën time”, ka shkruar këngëtarja.

You may also like