Këngëtari Neki Emra bëhet baba i binjakëve

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Neki Emra, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Zana Zhaveli, u bënë prindër të binjakëve të cilët i kanë quajtur, Hera dhe Aresi.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Facebook.

Postimi i plotë i Emrës:

“Te dashur njerez te mire.

Dua te ndaj momentin me te lumtur te jetes sime me ju. Sot, Zana dhe Une u beme prinder te dy femijeve per here te pare.

Hera dhe Aresi nga sot per mua dhe Zanen jane motivi i jetes per te cilet do te bejme te pamunduren tju ofrojme nje jete te lumtur.

Falenderojme zotin qe na plotesoj kete deshire, poashtu familjet tona te dashura, miq dhe te gjithe ju qe e keni zemren e bardhe e na keni deshiruar e uruar per te mire.

Falenderim i vecante shkon per kujdesin e jashtzakonshem te Dr.Fatos Muhaxhirit dhe stafit te mrekullueshem te spitalit Fati Im.

Ju duam te gjitheve Ju o zemerbardhe”.


You may also like