Këngët ishin të ndaluar, të bëhesha këngëtare ishte misioni im

by admin
Spread the love

Shkurte Fejza ishte e ftuar ne emisionin “Jeto me Orën” me rastin e pavarësisë së Kosovës. Sot në Kosovë ka qenë një atmosferë mjaft entuziaste dhe të gjithë ishin të lumtur. Shkurte u shpreh se me aktivitete e saj ju uron gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen pavarësinë e Kosovës.

Ajo nëpërmjet artit të saj ka shprehur dëshirën për një Kosove te lire duke i kënduar lirisë që në fillim të karrierës së saj edhe pse për të ka qenë shumë e vështirë. Nga 1981 deri 1983 u ndërpre aktiviteti muzikor në Kosovë. Në fshatin ku ajo ka lindur dhe është rritur ka jetuar së bashku me serbet ku i gjithë fshati i ka ndjerë persekutimet e tyre.

Këngët në atë periudhë ishin të ndaluara për shkak të regjimit. Ajo thotë se ka për të kënduar gjithë jetën pavarësisht gjithçkaje. Momentet e saj kanë qenë shumë të vështira por sot është ditë gëzimi dhe refuzon ti tregojë.

Ajo ka pasur projekte të reja së fundmi ,dhe ka në plan projekte të reja të cilat do i realizojë. Kënga “Mora fjalë”, një këngë shumë e dashur për të është një këngë të cilën e këndon e gjithë shqiptaria.

Ajo tregon se të gjitha këngët e saj i këndon i madh edhe vogël. Fejza e mbylli bisedën me moderatoren Ana Kallaku e këngën “Mora fjalë” një këngë që i kushtohet heroit kombëtar Adem Jasharit.


You may also like