Kënga e Ledrit, Kidës dhe Butrintit kopjohet pa të drejta autorësie nga serbët

by admin
Spread the love

Kënga “Dale”, bashkëpunim i Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri, është kopjuar nga tre muzikantë serbë. Këngëtarja Pashata në bashkëpunim me Kamelian dhe Torinon, kanë publikuar këngën e tyre të titulluar “PLAN B”, e cila është pothuajse e njëjtë me atë të treshes nga Kosova, por i risjellë në gjuhen serbe. Ky videoklip, i publikuar të enjten më 5 maj numëron mijëra klikime në kanalin e treshes në YouTube.

Por detaji që vihet re është që në të dhënat e shënuara poshtë videos, nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke treguar se i kanë përvetësuar të gjitha të drejtat autoriale.

Hiti “Dale” i treshes shqiptare ka shënuar një sukses të madh dhe numëron aktualisht mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

You may also like