“Kemi të bëjmë me një regjim, kryeministri na konsideron bujkrobër”, shkrimtari Edmon Tupe ‘sulmon’ ashpër Ramën

by admin
Spread the love

“Kemi të bëjmë me një regjim, atdheu është në rrezik dhe ka kohë në këtë situatë. Kemi një regjim në kuptimin më negativ të fjalës, kreu i të cilit e konsideron vendin si pronën e tij dhe ne të tjerët si bujkrobërit e tij. Në një emision pas lajmeve pashë se po flisnin për thonjtë, është e pabesueshme, kryesorja ishin thonjtë, e kuptoj që janë pjesë e trupit, të ndihmojnë të kruash kokën siç e kruan kryeministri. Ndoshta thonjtë janë të rëndësishme për kryeministrin për kokën dhe mjekrën, kështu i fillon itinerari i zgjebes shpirtërore. Zbret kruarja e tij nga koka te mjekra dhe më pas poshtë ekuatorit të trupit njerëzor, ky njeri, kjo gjallesë kërkon të vrasë gjithë gjallesat e tjera. Po të mos e ndërgjegjësojmë opinionin publik për dramaticitetin e situatës e ardhmja do bëhet shumë më e zezë.

Partia Komuniste praktikonte teorinë e vajtjes derë më derë dhe për të arritur ndërgjegjen sociale për të kuptuar sa e rëndë është situata duhet parashikuar një mënyrë që teknicienët e partisë demokratike të gjejnë një mënyrë për të pasur një qasje më pranë qytetarit, nuk është e lehtë, por njerëzit kanë lloj lloj teorish. Kam vënë re që duhet t’i nxjerrim nga kjo spirale e fajësimit të personazheve dhe të shikojmë te e vërteta. Kam vënë re se ka fatalizëm në shtresën intelektuale, në frëngjisht quhet përfshirje, njerëz jemi edhe kemi frikë, gabimi është njerëzor. Kush i bën revolucionet janë të rinjtë, një 80-vjeçar e ka më të vështirë të protestojë, të rinjtë dalin, me ta duhet punuar. LBS është vrastare, larg byrekut tim, njerëzit thonë ç’më duhet mua. Duhet ta rrudhosim ballin dhe kjo do punë të vazhdueshme, kjo është pikë themelore, po zhduket kombi, kujt ia them po zhduket gjuha shqipe, po amerikanizohet”, u shpreh ai.

You may also like