“Kemi qenë shumë më të mirë, por faktorë tjerë ndikuan në humbjen tonë”/ Tahir Lushtaku i frustruar pas humbjes kundër Prishtinës, fajëson gjyqtarin e ndeshjes

by admin
Spread the love

Drenica pësoi humbje ndaj Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës, në një ndeshje e cila u mbyll me shumë polemika për shkak të vendimeve të gjyqtarit të ndeshjes, Mervan Bejtullahu.

Drenica u mposht nga me rezultat 2:1, vetëm pas vazhdimeve.

Ndeshja ishte mjaftë e tensionuar dhe me shume momente diskutabile. Pikërisht për shkak të mos pajtimeve me vendimet e gjyqtarit trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku u përjashtu nga ndeshja.

Lushtaku komentoi pas ndeshjes duke e fajësuar pikërisht gjyqtarin Mervan Bejtullahu për referim tendencioz dhe duke e lënë përgjegjës për humbjen.

“Kemi qenë shumë më të mirë, por faktorë tjerë ndikuan në humbjen tone” tha Lushtaku duke iu referuar gjyqtarit Bejtullahu.

“Tetë minuta shtesë kam parë vetëm në Premier Ligë dhe kjo ndodhë vetëm nga disa refer” tha Lushtaku duke komentuar vendimin e gjqytarit për minutat shtesë, ku pikërisht u ndëshkua Drenica.

“Ka pas shumë gabime nga ana e referimit dhe me keqardhje mund të them se ishte faktorë kryesor për humbjen tone. Ne jemi fitues moral dhe kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre,” përfundoi trajneri Lushtaku.

You may also like