Kemi nevojë për gjyqësi dhe politikanë të verifikuar – Shqip

by admin
Spread the love

Edhe sot kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet nëpër Tetovë. Siç njoftojnë shërbimet partiake, sot është realizuar takim me bizneset dhe organizata qytetare.

Ahmeti është ndalur sërish tek procesi i vetingut, duke e theksuar atë si të domosdosshëm për vendin, përcjell KlanM.

“Është një mision i përbashkët për të gjithë, sepse të mirat që do të vijnë nuk do të vijnë vetëm për shqiptarët por të gjithë. Vetingun, ne duhet domosdo ta bëjmë, duke filluar nga politikanët, ekzekutivi, kryetarët e komunave etj, sepse është në dobi të vendit. Ky veting duhet të behët nga specialistë të huaj, sepse mund të kontestohet besueshmëria. Ne kemi nevojë për gjyqësi dhe politikanë të verifikuar për t’iu besuar zhvillimet e procesit”, tha mes tjerash, Ahmeti./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like