Kemi informacione se pengjet izraelite u mbajtën në Al-Shifa – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për CBS Evening News në SHBA, është shprehur se kishte “indikacione të forta” se pengjet izraelitë po mbaheshin në spitalin Al-Shifa dhe kjo ishte një nga arsyet që ata u futën në atë spital.

Ndër të tjera Netanyahu tha se nuk kishte pengje në spital kur forcat hynë atje të mërkurën, duke pretenduar se Hamasi mund t’i ketë larguar ato përpara se forcat izraelite të bastisnin spitalin.

Ndërkohë Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për strehimin e një baze të madhe nën spitalin Al-Shifa, gjë që Hamasi e mohon.

Netanyahu nuk dha më shumë detaje se çfarë informacioni kishte Izraeli për të sugjeruar se pengjet po mbaheshin në Al-Shifa./tvklan.al

You may also like